Nas Daily (Nuseir Yassin) është një arab-izraelit i cili ka si synim të eksplorojë të gjithë botën në kohë të plotë, kjo është dhe arsyeja pse ai la punën në Nju Jork në vitin 2016. Qëllimi i Nas është të zbulojë kulturat e veçanta që secili prej shteteve mbart dhe t’i ekspozojë nëpërmjet një videoje 1-minutëshe në “Facebook”.
Në një periudhë kohore prej 2 vitesh, ai ka vizituar pothuajse gjysmën e botës, ka promovuar vende që as enciklopedia “Google” nuk ka arritur të shkelë mbi to.
Në këtë aventurë të tij, ai shoqërohet edhe nga e dashura dhe pak ditë më parë ishin edhe në Shqipëri. Ata realizuan disa video fantastike nga vendi ynë, për t’i treguar botës një Shqipëri tjetër, ndryshe nga sa mendojnë qytetarët e shteteve të tjera për ne.
Por të ftuar në “Xing me Ermalin” dhe një pyetje e Kejvina Kthellas shkaktoi një situatë aspak të këndshme, sidomos për të dashurën e Nas. Ajo pyeti nëse Nas vizitonte vende të ndryshme për të njohur femra të reja apo për të promovuar këto shtete. Por kjo shkaktoi irritimin e menjëhershëm të të dashurës së Nas.
“Në Shqipëri është më keq. Në Ballkan i trajtojnë femrat si m***. I trajtojnë femrat si objekte seksi”, tha e irrituar e dashura e Nas, e cila detyroi Ermalin më pas të ndryshonte edhe pyetje.
Sherri mes moderatorit shqiptar Ermal Mamaqi dhe blogeres Alyne, njëkohësht e dashura e blogerit Nas nuk ka mbaruar me aq. Ditën e sotme, blogerja ka publikuar një tjetër video ku ka shpjeguar ‘fije e për pe’ edhe një herë se çfarë ndodhi vërtet në atë emision. Alyne tregon se “Xing me Ermalin” ka momente të shumta seksiste, që nga momenti kur velina futet në skenë, në sfond dëgjohet një muzikë provokuese dhe sipas saj nuk është normale.
“I thoshte të dashurit tim të mos e kthente kokën pasi do të përballej me gjoksin e Kejvinës. Por ju nuk keni parë gjithçka, pasi që në fillim të emisionit moderatori i fliste Nasit për gjoksin e Kejvinës dhe kjo nuk është aspak për të qeshur,”- tregon ndër të tjera Alyne.