“Panorama” ka mësuar se Alketa Hila është emëruar Administratore e Albpetrol në Fier.
Hila është emëruar si Administratore e Albpetrol deri në zgjedhjen e një emri të ri.
“Panorama” mësoi se Hila, e cila është me profesion mjeke, ka marre detyrën përkohesisht deri në zgjedhjen e një emri te ri nga bordi i kompanisë dhe Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë.
Emërimi i saj vjen pasi Florian Muça u arrestua nga SPAK, pasi dyshohet si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.
Florjan Muça gjithashtu ka qenë administrator i përgjithshëm i bBashkisë Fier dhe anëtar i komisionit të prokurimit të inceneratorit të të njejtit qytet.
Për çështjen e inceneratorëve, u ngrit një Komision i Posaçëm Hetimor ku dëshmuan disa administratorë, punonjës të këtyre impianteve si dhe politikanë.