Një 41-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e djeshme me makinë në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ndërsa udhëtonte me të birin e mitur, duke mbetur të dy të plagosur.
Policia bën me dije se shtetasi me inicialet L. V, ka qenë i dehur ndërsa drejtonte mjetin.
Sakaq mëngjesin e sotëm atij i janë vënë prangat ndërsa ndodhet në spital së bashku me 14-vjeçarin duke marrë trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. V., 41 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi L. V. dhe pasagjeri, djali i tij 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.