05.04.2022 - 12:27
Një sherr mes vajzash ka degraduar në kanosje dhe në dhunë fizike. Sipas policisë së Fierit, një 19-vjeçare është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka dhunuar një 16-vjeçare
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasen S. G., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka rrahur dhe ka kanosur një shtetase 16 vjeçe”, bën me dije policia.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.