MENU
klinika

Stuhia “godet” Shqipërinë

Vendi përfshihet nga reshje shiu e rrufe, ja kur pritet të fillojnë

06.04.2022 - 15:34

Vendi ynë pritet të përfshihet ditën e nesërme nga reshje shiu si dhe rrufe sipas Meteoalb.

Reshjet pritet të nisin gjatë orëve të para të ditës në veri-perëndim, ndërsa me kalimin e orëve do të shtrihen thuajse në të gjithë territorin.

Për t’u theksuar vlen fakti se gjatë ditës së nesërme, reshjet do të shoqërohet edhe me rrufe kryesisht në pjesën e Ultësirës Perëndimore.

Sa i përket temperaturave të ajrit, pritet që gjatë kësaj pjese të javës të jemi me temperatura relativisht të ulëta.

Minimumi në zonat malore do të regjistrojnë vlerën edhe -1 Gradë Celsius ndërsa maksimumet deri në 16 Gradë Celsius.

Pas ditës së enjte kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që të shkojnë deri në 20 Gradë Celsius.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër