MENU
klinika

Nga kush zëvendësohen

Lirohen nga detyra Prefektët e qarkut Durrës dhe Lezhë

06.04.2022 - 19:22

Lirohen nga detyra Prefekti i Qarkut të Durrësit, Roland Nasto dhe ai i Lezhës Gjokë Jaku.

Në vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave thuhet se ata janë zëvendësuar nga me Emiljan Jani në Durrës, i cili ka qenë më parë prefekt i këtij qarku dhe Gjergj Prendi në Lezhë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për prefektin e Durrësit

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për prefektin e Lezhës

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Gjokë Jaku, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin