MENU
klinika

Arrestohen 2 persona

Durrës/ Zbulohen 10 sera me kanabis

07.04.2022 - 09:34

Policia e Durrësit bën me dije se janë zbuluar 10 sera me kanabis në të cilin ishin kultivuar 925 fidanë, në truallin e banesës në 68-vjeçarit Qemal Ferhati.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar  një sasi farash kanabisi dhe një armë gjahu.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar Klisman Lika 32-vjeç banues në Gjorm dhe Qemal Ferhati 68-vjeç.

Gjithashtu është shpallur djali 68-vjeçarit Ardit Ferhati.

Informacion-Finalizohet operacioni policor i koduar “Thumana”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Zbulohen 10 sera në të cilat ishin kultivuar 925 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Sekuestrohen një sasi farash kanabisi dhe një armë gjahu.

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në kuadër të kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për tentativën e kultivimit të bimëve narkotike në sera, në territorin e Njësisë Administrative Thumanë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Thumana”.

Në kuadër të këtij operacioni bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. L., 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Q. F., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë;

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. F., 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë (djali i shtetasit Q. F.).

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e quajtur Shkozë-Bardhë, Njësia Administrative Thumanë, në truallin pas banesës së shtetasit Q. F., kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Af8e58af 9245 45b4 B858 2129218830a0

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin