MENU
klinika

Paralajmërimi i kreut të NATO-s

“Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, bota të bëhet gati”

07.04.2022 - 18:24

Paralajmërimi i fortë i kreut të NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite Vendet anëtare të NATO-ja kanë rënë dakord për të rritur mbështetjen për Ukrainën dhe do të dërgojnë disa lloje të sistemeve të armëve në këtë shtet, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten, 7 prill, pas një takimi të ministrave të Jashtëm.

Stoltenberg u ka thënë gazetarëve se vendet anëtare të NATO-s po ashtu janë pajtuar për të bërë më shumë për t’iu ndihmuar partnerëve tjerë që të rrisin aftësitë për të mbrojtur veten, përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën. As Gjeorgjia, as Bosnje-Hercegovina nuk janë pjesë e NATO-s.

Stoltenberg ka thënë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë për javë, muaj apo edhe vite, duke shtuar se aleatët janë duke ndëshkuar Rusinë me “kosto të mëdha” në mënyrë që shkurtohet koha e konfliktit.

Ai ka shtuar se nëse lufta do të vazhdojë për kohë të gjatë, rreziku kryesor është që njerëzit e Ukrainës “do të vuajnë më shumë dhe do të shohim më shumë vdekje dhe shkatërrim”. “Natyrisht, për aq kohë sa lufta vazhdon, do të ketë rrezik për përshkallëzim përtej Ukrainës, dhe kjo është ajo në të cilën fokusohet NATO-ja, të parandalojë përshkallëzimin”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se shtetit të tij i duhen urgjentisht më shumë armë nga aleatët e Perëndimit për ta mbrojtur veten nga Rusia. “Aleatët janë duke ofruar më shumë armë dhe janë të gatshëm të bëjnë më shumë kur është fjala për mbështetje ushtarake”, ka thënë Stoltenberg.

Rusia është duke u përballur me situatën më të vështirë në tri dekada për shkak të sanksioneve të pashembullta, mirëpo përpjekjet e huaja për të izoluar atë nga ekonomia globale do të dështojnë, ka thënë kryeministri rus, Mikhail Mishustin më 7 prill.

I cituar nga agjencia ruse e lajmeve, TASS, ai ka thënë se kjo situatë ka hapur dyert për mundësi të reja, pasi largimi i disa kompanive të huaja nga Rusia, do të krijojë hapësirë për tjerat.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

“Municionet ‘Made in Kosova’, një ambicie ende e largët”

Marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e fabrikës mbahet sekret!

Sa pensionistë do të përfitojnë në Tiranë

Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

"Ka patur përplasje në sallë! Të pandehurit u larguan nga salla kur…"

Dëshmia ne Nuredin Dumanit në gjykatë, gazetarja Lala zbardh detaje