MENU
klinika

U zhduk nga banesa pa dhënë asnjë sqarim

Çfarë ndodhi me Klaudia Markun?

08.04.2022 - 07:57

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me zhdukjen misterioze të kryesekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, e cila alarmoi policinë. Nëna e dy fëmijëve u zhduk nga banesa pa dhënë asnjë sqarim. “BalkanWeb” mëson se 34-vjeçarja kishte 3 ditë që ishte zhdukur nga banesa, ndërkohë që vetëm një ditë më parë bashkëshorti i saj ishte paraqitur në policinë e Lezhës, ku edhe kishte bërë denoncimin për zhdukjen e saj.

Burime policore bëjnë me dije se një tjetër pistë që po hetohet, është edhe ajo e një rrëmbimi të mundshëm për disa dosje që lidhen me çështje pronësie, kjo edhe për shkak të punës që ajo bën si sekretare në Gjykatës e Lezhës. Thuhet se për këto çështje ka pasur konflikte. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjatë marrjes në pyetje ditën e sotme, 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ka deklaruar se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se i ishte bllokuar dhe celulari.
“Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, ka thënë ajo.

Mësohet se gjendja e saj psikologjike paraqitet e rënduar pasi ka marrë vesh se lajmi i saj ka qarkulluar në media.