MENU
klinika

Procedura

Deputeti i PS tregon se si do të përzgjidhet presidenti i ri

08.04.2022 - 11:42

Arben Pëllumbi zbulon se si do përzgjidhet emri i presidentit të ri të Republikës. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, anëtari i kryesisë dhe deputeti i PS-së tha se përzgjedhja e emrit do vijë nga propozimet konkrete që do bëjë çdo deputet i Partisë Socialiste.

“Të 74 deputetëve të Partisë Socialiste do t’u shpërndahet një letër me zarf në të cilin duhet të shkruajnë tre emra si kandidatë të mundshëm që ata mendojnë për të qenë president i Republikës. Në fund këto do dorëzohen në një komision të posaçëm që do nxjerrë rezultatin se cili emër rezulton më i preferuari. Mbi bazën e këtij rezultati pritet të bëhet edhe përzgjedhja e emrit zyrtar”, tha Pëllumbi.

Sipas tij nga ajo që ka kuptuar dhe që ndjehet si frymë është se gjasat më të mëdha janë që presidenti i ri pritet të jetë nga radhët e Partisë Socialiste. Ky është presidenti i 11-të në historinë e shtetit shqiptar që nga Ahmet Zogu që është i pari në këtë detyrë në vitin 1925 dhe që pasohet nga Omer Nishani dhe Haxhi Lleshi gjatë regjimit komunist. Pas vitit 1990 janë zgjedhur gjashtë presidentë. Nga këta, katër janë zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani, një nga radhët e Partisë Socialiste, Rexhep Meidani, një nga LSI Ilir Meta dhe një nga PPSH Ramiz Alia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN