MENU
klinika

Detajet

Apeli lë në burg pa afat Ervis Martinaj

19.11.2018 - 11:07

Gjykata e Apelit ka vendosur që të lë në masën e sigurisë “burg pa afat” shtetasin Ervis Martinaj, që dyshohet se është përfshirë në ngjarjen e ish-Bllokut. Prokuroria ka ngritur ndaj Martinajt 5 akuza, nga “vrasja me paramendim”, “pastrim i parave dhe “organizim i llotarive të palejuara” etj.

Sot në seancën në Gjykatën e Apleit, është vendusr që të ndryshojë masa e arrestit për Ervis Martinaj, nga burg me afat 30 ditë në burg pa afat.

AKUZAT E PROKURORISË

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se biznesmeni Ervis Martinaj, i arrestuar për përplasjen me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe i plagosur ai së bashku me Eljon Haton, disponon edhe një pasaportë me emër tjetër të Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, sipas Prokurorisë, ekziston rreziku që Martinaj të arratiset jashtë vendit, në rast se Gjykata vendos një masë shtrënguese sigurimi më të lehtë se arresti me burg. Kështu, në kërkesën për caktim mase sigurie “arrest me burg”, Prokuroria thotë se Martinaj ka lëvizur jashtë vendit me këtë pasaportë dhe ka dyshime se ajo mund të jetë falsifikuar nga vetë i hetuari, që gjendet në masën e “arrestit me burg” me afat.

Më tej, Prokuroria e Tiranës deklaroi në seancën e parë se ka dërguar në Kosovë një letërporosi, pasi dyshohet se Martinaj ka kryer edhe veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Konkretisht, Prokuroria kërkon nga Kosova që të administrojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës