Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka njoftuar se sot do të zhvillohet procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së Mallakastrës. “Rithemelimi” përmes një deklarate për mediat bën të ditur se kandidatët janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj.
Procesi i votomi nis në orën 09:00 dhe përfundon në 17:00. Komisioni bën thirrje që të gjithë anëtarët të marrin pjesë për të zgjedhur kryetarin e ri, sipas parimit “një anëtar një votë”.
Kujtojmë se procesi i nisur nga “Rithemelimi” nuk është pranuar nga pjesa tjetër e Partisë Demokratike, që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Ata e kanë cilësuar këtë si përjashtues që nuk sjell bashkimin e demokratëve, sikurse pretendohet.
Deklarata e plotë nga Komisioni i Rithemelimit:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja.
Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë:
- Astrit Adem Xhafaj
- Resmi Bilbil Shanaj
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në dega Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.