MENU
klinika

Kongresi i Partisë Socialiste

Zgjedhja e Presidentit të ri/ Veliaj: Duhet dikush diametralisht i kundërt me Ilir Metën

09.04.2022 - 10:08

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pak para nisjes së Kongresit të PS, në një intervistë për News24 foli dhe për zgjedhjen e presidentit të ri, ku tha se duhet të jetë një person “diametralisht i kundërt me Ilir Metën”.

Erion Veliaj: Secilit i është kërkuar të propozojë tre emra, po mendoj, por besoj që do duhet të shkëputemi nga një kontekst i një situate që kemi ku presidenti kryesisht shihet në publik si stërkëmbëshi kryesor i qeverisë.

Në mendjen time një president apo presidente e mirë nuk do përjashtoja që ka ardhur koha per nje presidente grua, duhet te jetë diametralisht i kundërt me Ilir Metën, na duhet një njeri që nuk bllokon dekretet, nëse Ilir Meta kalon kohë banaqeve gjysmë i dehur duke i shpallur luftë Amerikës na duhet dikush që i shëron këto plagë e ne sillemi si një shtet serioz se s’mund të jemi aleat kryesor në nivel kryeministri e pastaj armiq në nivel presidenti, se në një vend serioz ka një linjë që ndjek marrëdhënien në një raport special.

Kështu që çdo person burrë ose grua që është diametralisht i kundërt në këto anomali do e sillte në normalitet edhe institucionin tjetër në anën e bulevardit

Prokuroria: Do të vazhdojë thirrja e personave të tjerë

Thellohet hetimi për çiftin Meta-Kryemadhi

2 të larguar në javën e parë pas vendimit për vulën

Basha mbetet me vetëm 8 deputetë!

Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.