Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e PS-së dhe në konferencën e shtypit pas tij, Kryeministri Rama i bëri thirrje të drejtpërdrjeta SPAK-ut, që të tregohet më agresiv në goditjen e politikanëve më të lartë të vendit. Ai aludoi haptazi se perceptimi ndër shqiptarët e thjeshtë është se SPAK- po merret “me arka peshku e zgjerime dritaresh pa leje”, ndërkohë që nuk po merret me vepra shumë më të rënda penale në juridiksionin e vet.
Dhe në fakt shumica e shqiptarëve të thjeshtë janë aktualisht skeptikë ndaj SPAK-ut. Kështu më rezultoi nga një sondazh rigoroz të zhvilluar kohët e fundit në terren (shihni Tabelën 1). Gjithashtu, shumica e shqiptarëve të thjeshtë janë skeptikë për punën që pritet të bëjë Byroja Kombëtare e Hetimit (shihni Tabelën 2)
Tabela 1. A mendoni se SPAK është serioz në luftën kundër korrupsionit?
%
1.Po 38.4
2.Ndoshta 36.8
3.Jo 23.1
4.Se di 1.7
Tabela 2. A mendoni se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të jetë efektive?
%
1.Po 33.3
2.Ndoshta 48.3
3.Jo 11.7
4.Se di 6.7