10.04.2022 - 10:57
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale fotot e kroçerëës “E bukura e Adriatikut” e stacionuar në Portin e Durrësit.
Rama shprehet se ajo lajmëron afrimin e sezonit më të bukur dhe më të pastër turistik.
Ai thotë se duhet të parafytyrojmë çfarë mrekullie do të jetë, kur pas disa vitesh edhe porti të jetë “I bukuri i Mesdheut”.
“Ja edhe “E bukura e Adriatikut” ndalon në Durrës për të lajmëruar afrimin e sezonin më të bukur e më të pastër turistik… dhe tani parafytyrojeni çfarë mrekullie do të jetë, kur pas disa vitesh edhe porti të jetë “I bukuri i Mesdheut”, shkruan Rama.