10.04.2022 - 11:54
Në bregdetin e “Ranës se hedhun” në Shëngjin një numër i madh me pula të ngordhura është parë mëngjesin e sotëm. Ende nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë, apo janë sjell nga dallgët e detit.
Pamje të tilla tronditëse prishin imazhin e kësaj perle të bregdetit të Shëngjinit duke ditur se plazhi frekuentohet nga qytetarë të shumtë gjatë këtyre ditëve që moti është i mirë, por edhe për faktin se për pak ditë pritet të hapet sezoni turistik.