MENU
klinika

Në moshën 45-vjeçare

I “çmenduri” Vieri, baba për herë të parë

19.11.2018 - 12:32

Edhe pse prej vitesh është tërhequr nga futbolli aktiv dhe tashmë Christian Vieri është në moshën 45-vjeçare, sërish ish-bomberi italian është pjesë e mediave, por tani e atyre rozë.

Shpesh, ai bëhet protagonist me bëmat e tij, tashmë jashtë fushës së blertë, por këtë herë nga ish-sulmuesi vjen një lajm i mirë. Christian Vieri është bërë baba për herë të parë.

Ish futbollisti italian dhe bashkëshortja e tij Costanza Caracciolo mirëpritën në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Stella. Lajmi është konfirmuar nga 45-vjeçari me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Sot ka qenë dita më e bukur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind provon kur i vendosin në krahë foshnjen e tyre të vogël. Për këtë mrekulli që jeta na ka dhuruar unë do të jem mirënjohës për gjithë jetën. Të dua. Mirë se erdhe Stella,”-shkruan Vieri. Ish-futbollisti dhe Costanza janë njohur 15 vite më parë por vetëm para 1 viti e gjysmë kanë filluar të dalin.