Kryetari i të përndjekurve politikë të Mirditës, Kol Nikolli është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Nikolli po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë, përmes aeroportit të Podgoricës.
Ndaj kryetarit të të përndjekurve ishte lëshuar një urdhër arrest në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për rritjen e çmimeve, ku u bllokuar edhe Rruga e Kombit në hyrje të Rrëshenit.
Po ashtu mësohet se Nikolli është habitur në lidhje me këtë urdhër arrest, pasi sic pretendon ai nuk ka qenë fare në protestë.
Por Nikolli është habitur, pasi thotë se nuk ka qenë fare pjesëmarrës në atë protestë.
‘Po jam në furgon të policisë. Isha nisur për në Itali dhe kur arrita në kufi me ndaluan për arsye të marrjes në protestën e 9 marsit. Unë nuk kam qenë prezent fare në atë protestë. Më thanë se mbi mua rëndojnë 4 akuza, organizimi në protestë, kundërshtim i forcave të rendit, pjesëmarrje në protestë. Unë nuk kam qenë fare prezent në protestë. Unë nuk kam pasur asnjëlloj komunikimi. Është e qëllimshme, nga punonjësit e policisë, pasi unë nuk kam shkelur asnjë lloj rrethane. Nuk kam qenë asnjëherë i ndaluar, pasi nuk e shkel ligjin. Jam njëkohësisht edhe drejtues i degës së PD-së. Me sfond politik. Protesta ka qenë shumë e drejtë.’- tha Nikolli.