Javën e kaluar u konfirmua se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u fejuan dhe çifti tashmë nuk humbet aspak kohë, por duke përfituar edhe nga pushimet e yllit portugez, kanë nisur përgatitjet për dasmën, e cila me siguri do të kalojë edhe vëmendjen e dasmës mbretërore të pak muajve më parë.
Një ditë më parë, portugezi dhe e dashura e tij vizituan një kishë në Torino në kërkim të një vendi për të kurorëzuar lidhjen e tyre. Imazhet tregojnë portugezin në krah të 24-vjeçare teksa në “gishtin e fejesës” mbanin unaza të shndritshme.
Çifti vizitoi Kishën e Gran Madre di Dio, një ndërtesë e madhe e shekullit të XIX-të, e cila u shfaq në filmin e vitit 1969 – “The Italian Job” – dhe ka lidhje me Grailin e Shenjtë.
Përgatitjet për ditën e tyre të veçantë duket se janë duke u zhvilluar dhe bukuroshja thuhet se tashmë ka përzgjedhur vellon.