MENU
klinika

Tronditet Shkodra

Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar pranë banesës

12.04.2022 - 09:35

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në qytetin e Shkodrës mëngjesin e së martës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus. Viktimë ka mbetur shtetasi Nazmi Bandula 55 vjeç.

Raportimet e para thonë se Bandula ndodhej në një lokal pranë banesës kur është qëlluar me armë zjarri.

Por kush është viktima?

Në vitin 2012 ai është arrestuar nga Policia pasi pas një konflikti i ka drejtuar armën tip pistoletë vëllait të tij.

Ndërkohë, ai do të rikthehej sërish në “skenë” për policinë dhe mediat pasi në 27 dhjetor të vitti 2020 një sasi tritoli i hodhi në erë automjetin BMX X5.

“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit.Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur”, mësohet të ketë thënë ai në dhjetor të vitit 2020.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË SHKODRËS:

Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin