MENU
klinika

Në pritje të fëmijës së tretë

Britney na tregon në mënyrën më të çuditshme se është shtatzënë

12.04.2022 - 11:19

Këngëtarja e njohur, Britney Spears ka njoftuar ditën e sotme se është shtatzënë për herë të tretë.

Ikona e muzikës pop e ndau lajmin e ëmbël në llogarinë e saj të “Instagram”-it – në mënyrën më të çuditshme – ashtu siç vetëm Britney di ta bëjë.

Britney kishte postuar një foto me lule rozë (që nuk e kuptojmë çlidhje ka me të qenurit shtatzënë), teksa shkruante një tekst të gjatë duke na treguar bisedën me të fejuarin, Sam Asghari:

“Humba kaq shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui, vetëm për ta rifituar atë. Mendova … çfarë ndodhi me stomakun tim?”


Ndërkohë i fejuari i saj u tall duke i thënë se mund të dukej ‘shtatzënë’ nga ushqimet që kishte ngrënë.

“Kështu që bëra një test shtatzënie…dhe uh mirë…Unë do të kem një fëmijë…”, tha Spears.

Britney, e cila është nënë e djemve Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline, vazhdoi më tej statusin e saj “Nuk do të dalë aq shumë tashmë” referuar paparacëve.

Duke reflektuar mbi përvojën e saj si një personazh i famshëm shtatzënë që është në qendër të vëmendjes, Britney shkroi:

“Është e vështirë sepse kur isha shtatzënë kisha depresion perinatal … Më duhet të them se është absolutisht e tmerrshme. Gratë nuk flisnin për këtë në atë kohë … disa njerëz e konsideruan të rrezikshme nëse një grua ankohej, por tani gratë flasin për këtë çdo ditë … faleminderit Jezus nuk duhet ta mbajmë më sekret këtë dhimbje”

Këngëtarja shtoi se tani ka në plan “të bëjë joga çdo ditë” në vend që të dalë jashtë. Ajo e mbylli statusin e saj me një shënim për fansat ku shkruhej: “Shumë gëzim dhe dashuri!!!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë nga familja nuk do të jetë i ftuar

Britney Spears dëshiron një dasmë perfekte

I fejuari i Britney Spears e pranon publikisht

“Do të firmosim një kontratë paramartesore, do mbroj…”