MENU
klinika

Tjetër krim i rëndë trondit vendin

Vjehrri vret nusen e djalit me thikë, më pas var veten në pemë

12.04.2022 - 13:25

Një 61-vjeçar, i quajtur Xhevahir Hoxha ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe.

Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën e tyre. Më pas, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, autori i ka dhënë fund jetës.

61-vjeçari është varur në një pemë pas banesës së tij.

Panorama mësoi se Policia fillimisht e lajmëruar për krimin, kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka gjetur fillimisht Xhevahir Hoxhën të varur në pemë.

Më pas, nga kontrollet në banesë, ka gjetur të pajetë, me shenja nga goditja me thikë edhe të renë.

Ereja dhe autori nuk kishin marrëdhënie të mira me njëri tjetrin, ndërsa jetonin në të njëjtën banesë.

Dyshohet se autori ka pasur grindje të vazhdueshme me 30-vjeçaren të cilën nuk e pranonte si nusen e ardhshme të djalit të tij.

Dyshohet se Xhevahir Hoxha nuk pranonte që djali i tij të martohej me 30-vjeçaren.

Vjehrri i kishte kërkuar sot që ajo te largohej vetë nga shtepia, por ajo nuk ka pranuar.

Debati mesa duket ka agravuar deri në krimin e rëndë.

Kjo e fundit mësohet se ka qenë e martuar më herët dhe ishte divorcuar.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier