Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar në mbledhjen e grupit parlamentar se mbledhje e sotme u zhvillua pas kërkesës së deputetëve të tjerë.
Sipas tij, ajo që ka rëndësi është se duhet të përcaktohen qartë qëndrimet politike për seancën e të enjtes.
“Pas kërkesës se kolegeve u mbledh sot grupi. Se pari rendi i ditës se enjtes, aktet normative dhe çmimet e karburanteve
Duhet te përcaktojmë qëndrimin politik për te enjten. Nesër është konferenca e kryetareve. Mirë do ishte qe sipas komisioneve te përcaktojmë qëndrimet”, mësohet se është shprehur Alibeaj.
Para nisjes se mbledhjes, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave se ai mbështetet dhe financohet nga një person nga Paraguaji. Ai i ka konsideruar këto informacione si fantazi e sëmurë dhe histori shpifjesh e trillimesh.