12.04.2022 - 17:01
Kjo është fatkeqja Merushe Hazizi, 30-vjeçarja e cila u vra me thikë nga babai i bashkëjetuesit të saj, Xhevair Hoxha, 60-vjeç.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se ngjarja makabre ndodhi në Roskovec, ndërsa autori pasi e ka masakruar me thikë të renë, ka varur veten në një pemë.
Viktima kishte tre fëmijë nga martesa e mëparshme të cilët jetonin me ish-bashkëshortin, ndërsa dyshohet se shkaku që vjehrri i saj e ka vrarë ka qenë se nuk ka qenë dakord që ajo të ishte nusja e djalit të tij, pikërisht sepse ka qenë më parë e martuar.