Ditet ne vijim shoqerite e transportit do te nisin te marrin kompensimin 100 leke per liter nafte. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha sot se me miratimin nga qeveria sot te pr/vendimit per përcaktimin e procedurës të dokumentacionit e masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetar rreth qytetas e ndërqytetas, do te ruhet i pandryshuar cmimi i biletes, pra nuk do te lejohet rritja e cmimit te biletes per qytetaret.
Fjala e ministres:
Miratuam Projektvendimin për përcaktimin e procedurës të dokumentacionit e masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetar rreth qytetas e ndërqytetas, pjesë e paketës antikrizë.
Çmimi i naftës ka një rritje të ndjeshme, si ne po e menaxhojmë përmes bordit të transparencës për qytetarët pjesë e paketës së rezistencës ka të bëjë dhe kompensimin me 100 lekë për litër për cdo subjekt.
Sot përmes këtij projekt akti i kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit nga gjithë njësitë përfshira për të nisur menjëherë kompensimin për tre muaj të transportit urban që patashikon shpenzimet në mars prill dhe maj.
Shifrat sa i përket përdorimit të transportit urban janë të rëndësishme, qeveria po mundohet të ruajë cmimin e biletës, ne s’do i lejojmë të kenë rritje të biletës.
Po këto janë thjesht masa afatshkurtra ne po mendojme dhe zgjidhje afatgjata, për një foltë të re hibride apo dhe elektrike duke lënë mënjanë përdorimin e naftës
duke nxitur qytetaret të përdorin sa më shumë transportin urban dhe sa më pak automjetet private.