MENU
klinika

Lindin pakënaqësitë te “Djajtë”

United i ofron 30 mln euro në sezon, përçahet ekipi

13.04.2022 - 18:32

Pas episodit të shëmtuar me Cristiano Ronaldo-n, i cili ka goditur një tifoz të Everton-it, ka ardhur një tjetër situatë shqetësuese për Djajtë e Kuq. Klubi nuk i ka humbur shpresat për të bindur Paul Pogba që të rinovojë kontratën që i skadon në fund të sezonit.

Klubi anglez duket se ka bërë gati një ofertë marramendëse për lojtarin dhe menaxherin e tij, Mino Raiola. Por kjo mund të krijojë shumë pakënaqësi brenda skuadrës.

Gazeta “Mirror”, në fakt, ka shpjeguar se United do t’i ofrojë francezit një rrogë prej pothuajse 30 milionë eurosh në sezon (500 mijë sterlina në javë) për ta mbajtur në “Old Trafford”.

Një ofertë kjo që duket se ka zemëruar pjesën tjetër të ekipit, me shumë lojtarë që nuk mendojnë se Pogba meriton të fitojë kaq shumë në krahasim me paraqitjet që ka bërë me fanellën e United në vitet e fundit. Një kontratë e tillë do ta bënte një nga lojtarët më të paguar të Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Telashe të tjera për Roman Abramovich

Sekuestrohen 12 asete të pronarit të Chelseas