Një histori dashurie mes dy të rinjve, që braktisën familjet dhe fëmijët e tyre për të qenë së bashku, ka përfunduar në tragjedi.
Lidhja e Merushe Hazizit dhe Fationit Hoxhës nuk u pranua nga i ati dhe e ëma e këtij të fundit, ndërsa herë pas herë babai i tij kishte kërcënuar se do të vriste 30-vjeçaren, paralajmërime që “u neglizhuan” derisa ndodhi krimi i rëndë.
Motra e viktimës rrëfeu se Merushe Hazizi dhe bashkëshorti i saj Andueli u ndanë pasi mes tyre u fut Fation Hoxha, i cili iu prezantua 30-vjeçares si një ‘djalë beqar, pa angazhime dhe pa fëmijë”, ndërkohë që ishte i martuar.
Si Merushja dhe Andueli braktisën tre djemtë e tyre dhe për fëmijët e mitur u kujdesën prindërit e 30-vjeçares.
Esmeralda Hazizi rrëfeu në emisionin “Me Zemër të Hapur”, se lajmin tragjik për vrasjen e së motrës nga ish-vjehrri i saj e mori vesh nga vetë Fationi.
Ajo tregoi se shkoi në vendngjarje pa e ditur se e motra ishte masakruar me thikë.
“Prindërit janë detyruar të rrisin fëmijët se Merushja u largua. As Andueli dhe as Mirushja s’janë kujdesur, por prindërit e mi. Shkaku që është ndarë nga Andueli ka qenë Fationi. I ka thënë s’kam grua e fëmijë, pastaj doli e vërteta.
Merushja i tha: “Kur ke fëmijë e grua, pse më prish familjen mua?”
Ne nuk e njihnim Fationin, kur u prezantuam atëherë. Kanë 3 vite të lidhur. Dy vite Merushja nuk ka ardhur, kohët e fundit fillova i afrova unë dhe më pas i pranoi familja. Ne nuk është se s’pranonim Merushen, por Fationin. Na vinin fjalë për të, dhe ja ç’na ndodhi. E ndau nga burri e fëmijët, i tha jam beqar. Ai ishte shkaktari, e mori në qafë. S’është e lehtë. Lajmin e vdekjes ma dha motra që ishte në fshat aty, kishte parë ambulancën. Të vërtetën e mora vesh nga Fationi. Shkova tek vendi i ngjarjes. më tha: “Babi më vrau Merushen”. “Ore ça po thua”, iu drejtua.
“Çdo gjë ka mbaruar, të dy kanë vdekur”, mu përgjigj.
I thashë “çfarë më bëre, më more motrën nga duar”. I kisha thënë do të ndihmoj. “Më shikonte në sy ballë për ballë dhe qante”.
Andueli nuk ishte njeri i keq, është e pafalshme që s’pa 3 djemtë. Fëmijët ishin të tre në varrim, 7, 4 dhe 3-vjeç. Ishin pjesë e varrimin, por s’kuptonin ç’po ndodhte. Ishin të prekur. Fëmijëve do ti dalim për Zot deri në fund, për çdo gjë”, rrëfeu Esmeralda.