MENU
klinika

Mazhoranca vendos të martën

Aqif Rakipi në “listën e zezë” të SHBA/ Çfarë do të ndodhë me mandatin e deputetit?

15.04.2022 - 11:45

Socialistët vetëm ditën e martë do të kenë një qëndrim zyrtar për çështjen Rakipi.

Ditën e martë do të mblidhet Grupi Parlamentar i PSsë dhe do diskutojë për qëndrimin ndaj djalit të Aqif Rakipit, deputetit të PS-së, Ornaldo Rakipi. Ai u rendit i 30-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, ku arriti të thyejë herësin prej mbi 10 mijë votash duke fituar karrigen e deputetit. Në rast të largimit të një tjetër socialisti nga lista fituese, mandatin e deputetit e merr Dallëndyshe Bici, që detyrë të fundit pati si ish- zëvendësministre e Mbrojtjes.

I ati i tij, Aqif Rakipi, ish-deputeti socialist, u sanksionua nga Thesari i Shtetit në SHBA, ndërsa djali i tij, Orlando Rakipi, është aktualisht deputet i PS-së në Parlament. Pas shpalljes ‘non grata’ të PS-së, vetëm deputeti Orlando Rakipi, i biri i Aqif Rakipit, u shpreh se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babanë e tij.

Më 11 prill, ish-deputeti i Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe pronari i mediave, Ylli Ndroqi, u shpallën ‘non grata’ nga DASH, (Departamenti Amerikan i Shtetit), ndërsa u janë bllokuar të gjitha pronat e tyre në SHBA. Pjesë e listës së zezë ku e kanë të ndaluar të hyjnë në SHBA dhe bllokimit të pasurisë janë edhe pjesëtarët e familjes së tyre të ngushtë.

ZGJEDHJA

Shqipëria është në prag të zgjedhjes së emrit të ri të Presidentit. Në Grupin Parlamentar të PS-së do të propozohen edhe emrat për Presidentin e ri. Grupi që do të përzgjedhë kandidatët përbëhet nga kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknnuri, dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Po ashtu, sipas burimeve mësohet se të martën secili deputet do të depozitojë një zarf me tre emra. Zarfi do të jetë anonim dhe nuk do të ketë emër deputeti. Pas këtij momenti do të shpallen kriteret për kandidatët që synojnë postin e lartë të kreut të shtetit. Sipas deklaratave publike nga socialistët, dëshira e tyre është për konsultim e dialog nga të gjitha palët, dhe për të zgjedhur një figurë konsensuale.

Në mbajtjen e Kongresit të PS, edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se i ka gati 3 emrat, të cilët do t’ia propozojë Kryeministrit Edi Rama për Presidentin e ri të Republikës. Pas mbledhjes së asamblesë pak ditë me parë, Kryeministri Rama ishte shumë i qartë në vendimin që do të ndërmarrë PS për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

“Ne kemi nisur një proces. Ka një skuadër të mandatuar nga kryesia e PS për të hapur një kanal komunikimi me forca dhe grupe në Kuvend që përfaqësojnë anën tjetër. Në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat për ta zgjedhur vetë Presidentin dhe nuk varet nga votat e tjerëve, dhe kështu që edhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin