Në shtëpinë e Inter-it nuk ka ardhur rinovimi i pritshëm i Simone Inzaghi-t, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2023. Zikaltrit janë në garë për titullin dhe Kupën e Italisë, por kontrata e re për trajnerin nuk ka ardhur.
Sipas Calciomercato.it, Beppe Marotta duhet ta vazhdojë marrëdhënien e tij me Inzaghi-n në të ardhmen e Inter-it, edhe pse ndonjë krisje e vogël nuk mund të përjashtohet. Dhe kjo është arsyeja pse tani ka filluar të flitet për një ëndërr që ka drejtuesi zikaltër: Të kthejë Cholo Simeone-n në Milano, pas të kaluarës së tij si futbollist.
Rroga marramendëse e trajnerit argjentinas është e paarritshme, më shumë se 20 milionë euro neto në sezon. Diçka e paimagjinueshme për arkat e kampionëve të Italisë në fuqi. Njëkohësisht flitet prej muajsh se në Madrid mund të ketë një revolucion. Edhe pse ekziston një klauzolë për ta zgjidhur kontratën pas pak muajsh.
Pas humbjes së pësuar në kampionat, nga ana tjetër, edhe kualifikimi në edicionin e ardhshëm në Champions League është përsëri në rrezik. Pavarësisht vështirësisë së operacionit, Simeone tek Inter është një ide në mendjen e Marotta-s. Një ëndërr e madhe për një Inter të madh.