MENU
klinika

Bëhet gazi i botës

Zëvendësoi Manajn, por del sërish sepse mbante pirsing

15.04.2022 - 22:40

Një incident i çuditshëm u regjistrua gjatë ndeshjes mes Spezias dhe Interit që përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të ziklatërve. Një pirsning i kushtoi shtrenjtë sulmuesit të Spezias, Mbala Nzola që u fut në fushë në minutën e 60-të dhe u zëvendësua sërish në minutën e 70-të nga trajneri Motta.

Nzola zuri vendin e Manajt në minutën e 60-të, por u largua nga trajneri i Spezias, pas  vetëm10 minutash. Në këtë periudhë, sulmuesi francez, përveç përpjekjes për një goditje në portë që përfundoi jashtë, nuk bëri gjë tjetër veçse…tentoi të hiqte një vath, me të cilin sipas rregullores nuk mundi të qëndronte në fushë.

Futbollisti u përpoq ta mbulonte me një copë të bardhë, por gjyqtari Maresca nuk e lejoi, duke e detyruar të dilte nga fusha për ta hequr. Sulmuesi nuk ia doli as me ndihmën e stafit mjekësor. Ky moment bëri xhiron e internetit në rrjet. Kësisoj Thiago Motta nuk duroi duke e zëvendësuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN