MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Çekiçi nuk ndalet, realizon golin e pestë sezonal

17.04.2022 - 15:18

Konyaspor fitoi me rezultatin e thellë 4-1 në Superligën turke ndaj skuadrës së Gaziantep, teksa ai që hapi llogaritë e sfidës ishte lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiçi.

Fantazisti kuqezi realizoi me kokë në minutën e 32, ndërsa përfitoi nga një harkim i shkëlqyer i lojtarit të Kosovës, Zymer Bytyqi. Ky ishte goli numër pesë në 31 paraqitje të 25-vjeçarit me Konyaspor ndërsa në këtë sezon është shndërruar në një nga lojtarët bazë të 11-s titullare.

Pas golit të Çekiçit, suksesi për turqit u bë më i lehtë teksa realizuan edhe tre herë të tjera ndërsa ekipi ruan vendin e tretë të klasifikimit me vetëm një pikë më pak se Fenerbahce e vendit të dytë. Ndërkaq, për Konyaspor në pjesën e dytë, në minutën e 65 u aktivizua edhe Sokol Cikalleshi, i cili zuri vendin e Bytyqit, por nuk ia doli të shënonte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë si ai nga sulmuesit e Kombëtares

Fitore me përmbysje, Vrioni shënon 2 gola