MENU
klinika

Përfitojnë dhe emigrantët shqiptarë

Mitsotakis jep lajmin e mirë, rrit me 50 euro pagën minimale

20.04.2022 - 21:55

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi një rritje të guximshme të pagës minimale Sipas tij duke filluar nga 1 maji, paga bazë rritet në 713 euro, me një rritje totale prej 9.7%.

Siç nënvizoi Mitsotakis, kjo është një rritje prej 50 euro në muaj duke filluar nga 1 maji. Nga kjo rritje pritet të përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.

“Ky ndryshim i dukshëm i pagës bazë e rrit edhe pagesën e papunësisë me 31 euro çdo muaj. Është në të njëjtën kohë një thirrje për punëdhënësit që të kalojnë në përputhje me kategoritë e tjera të punonjësve”, nënvizoi Mitsotakis, duke shpjeguar përfitimet për të papunët.

“Në çdo vështirësi do të jem pranë jush”, premtoi kryeministri.

I vetëdijshëm për pagat e ulëta, kryeministri u shpreh se plagët e krizës financiare dhjetëvjeçare nuk janë shëruar.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi