MENU
klinika

Kush janë kandidatët në garë?

‘Rithemelimi’ zhvillon zgjedhjet në Dibër

22.04.2022 - 10:01

Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë ditën e sotme procesin zgjedhor për kreun e degës në Dibër.

Në njoftim për shtyp Rithemelimi bën me dije se kandidatët në garë janë Hamza Lleshi dhe Ilir Krosi.

Procesi zgjedhor do të nisë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00. Por në njoftim theksohet se nëse do të ketë votues edhe pas kësaj ore, procesi do të zgjatet akoma më shumë.

Deklarata

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot, më 22 prill 2022, po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD Dibër. Qendra e Votimit është në Pallatin e Kulturës Peshkopi.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.

Kandidatët për Kryetar janë:

Hamza Lleshi
Ilir Krosi
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN