Monika Kryemadhi e ftuar në “Pikat mbi i” me gazetaren Ola Bruko, u shpreh se sa i përket aferës së inceneratorit të Fierit, në burg duhej të ishte edhe kryebashkiaku Armando Subashi.
“Pse them që SPAK-u është në provë? A po themi luftë kundër korrupsionit? Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet selektive. Lufta kundër korrupsionit bëhet ballore. Sepse po e bërë selective e rrit korrupsionin më shumë.
Sepse vdes atë qelizë që po pretendon se mund te ngrihet. Mua më ka dhënë një fije shprese SPAK-u. Po nëse SPAK-u nxjerr një njoftim për inceneratorin e Fierit ku thotë se në lidhje me shpronësimin e pronës për inceneratorin e Fierit ka shpërdorim detyre, arrestohet Alqi Bllako, personi që ka paguar paratë është Armando Subashi, i cili ka një vendim.
Armando Subashi nuk është budalla, Armando Subashi ka qenë gjyqtar. Dhe Armando Subashi e di shumë që një veprim i tillë, nuk mund të paguajë, pra vepra e Armando Subashit është aty. Armando Subashi nuk duhet ta paguante sepse e ka konstatuar që ajo është tokë arë.
Nëse çështja e inceneratorëve mendohet që është Alqi Bllako dhe Lefter Koka çështja e inceneratorëve ka rënë. Koka e inceneratorëve është Edi Rama dhe të gjithë të tjerët vjen piramida Engjëll Agaçi, Damian Gjiknuri,Arben Ahmetaj, Erion Veliaj kryesori që ka marrë llokmën më të madhe dhe angazhim financiar 30 vjeçar. Prandaj SPAK-u është në provë, as të mos intimidohet. Por që të intidimidohet nga Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Edi Rama është e kotë sepse bie e gjithë reforma në drejtësi..”, tha ajo.