Në katedralen ortodokse “Apostul Pali dhe Shën Asti” në Durrës, u mbajt mesha e mesnatës e solli lajmin e gëzuar për të gjithë besimtarët ortodoksë se “Krishti u ringjall”, e bashkë me të dhe shpresa për botën, i cili është dhe simboli i Pashkëve.
Katedralja ishte e mbushur me besimtarë që ndoqën nga afër ritet fetare dhe uruan njëri-tjetrin: “Gëzuar Pashkët”
Besimtarët në të gjithë vendin kishin mbushur kishat ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit.
Kjo ishte dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.
Këtë vit besimtarët mbushën Kishat pas 2 vitesh kufizim për shkak të pandemisë.
Kremtimi i pashkës është një moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.