MENU
klinika

Klandestinët e paligjshëm

Kapshticë, ndalohen 8 klandestinë nga Siria dhe Palestina

26.07.2018 - 14:27

Tetë emigrantë klandestinë janë kapur pranë pikës kufitare të Kapshticës ndërsa kishin hyrë në mënyrë ilegale në vendin tonë me qëllim për të vijuar rrugën drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Burime policore thanë se ata janë 5 sirianë dhe tre palestinezë, që të gjithë burra.

Klandestinët janë shoqëruar fillimisht në drejtorinë e Policisë së Kufirit e Migracionit në Korcë ku janë marrë në pyetje e më pas drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Vetëm gjatë muajit korrik, në kufirin e gjelbër me Greqinë në Korçë, janë kapur të paktën 18 emigrantë klandestinë në tentativë për të kaluar përmes vendit tonë drejt Bashkimit Europian.