MENU
klinika

Blinken udhëton drejt Kievit

Zelensky: Nëse bombardohet fabrika e çelikut, s’ka negociata!

24.04.2022 - 18:43

Edhe pse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kishte njoftuar se nuk do të sulmonin impiantin më të madh metalurgjik të Evropës, Azovstal, që ndodhet në juglindje të Mariupolit, autoritetet ukrainase kanë raportuar bombardime të vazhdueshme, të cilat cenojnë jetën e civilëve të strehuar në këtë fabrikë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar moskën se nëse forcat ruse vrasin njerëzit që po mbrojnë qytetin port- jugor, Kievi do të pezullojë negociatat e paqes me Moskën. Po ashtu, Zelensky ka njoftuar se kusht për bisedimet do të jete edhe nëse mbahet referendum i pavarësisë në rajonet të pushtuara të Kherson dhe Zaporizhja.

Luftimet e ashpra vazhdojnë në Ukrainën lindore si dhe në qytetin port jugperëndimor të Odesa, ku u vranë të paktën 8 persona.

Për të treguar solidaritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, së bashku me atë të Mbrojtjes, Lloyd Austin do të vizitojnë Kievin, ku do të takohen me presidentin Zelensky.

Rusia ka bërë të ditur se qëllimi i “operacionit special” është të marrë “kontrollin e plotë” të Ukrainës jugore, si dhe të rajonit lindor të Donbasit dhe të krijojë një korridor tokësor që lidh Rusinë me Krimenë, gadishullin që ajo aneksoi në 2014.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BILD: Ja plani i Rusisë për pushtimin e Ukrainës

A është Evropa në prag lufte?

“Afrimi i Ramës me Vuçiçin nuk është ‘i shëndetshëm’”

Ligjëruesi amerikan: S’mund të jesh një partner perëndimor…

Vijon shtimi i trupave ushtarake ruse pranë kufirit Ukrainas

A po përgatitet Rusia për luftë me Ukrainën?