25.04.2022 - 12:58
Të nxitur nga moti i ngrohtë dhe dita e pushimit zyrtar, shumë qytetarë kanë nxituar ta kalojnë dhe këtë të hënë në bregdet.
Ka ka krijuar, paraditen e sotme trafik veçanërisht në aksin Durrës-Plazh-Golem dhe atë përgjatë shëtitores ”Taulantia” në lagjen 1 të Durrësit.
Edhe në rrugën e Gjirit të Lalëzit ka shtim të qarkullimit të automjeteve drejt plazhit.
Ndërkohë në rrugën dytësore Plepa- Përroi i Agait-Golem ku me fonde te FSHZH-së po punohet për rikonstruksion e insfrastrukturës rrugore situata paraqitet dhe më e rënduar.
Trafikut i shtohet dhe vështirësia në qarkullim dhe pluhuri.