MENU
klinika

Analiza e The Washington Post

Macron fitoi, francezët mund të marrin frymë lirshëm!

25.04.2022 - 14:28

Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe vetë Franca mund të marrin frymë lirshëm: Pavarësisht nga sondazhet që tregonin se sfiduesja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen mund ta mundtte, Emmanuel Macron fitoi zgjedhjet presidenciale franceze të së dielës me një diferencë të parashikuar prej 59 deri.

Macron bëhet presidenti i parë në detyrë i Francës që fiton rizgjedhjen që nga Zhak Shirak në 2002.

44-vjeçari me të drejtë mund ta shohë fitoren e tij si pjesërisht një shpërblim për faktin që është, në përgjithësi, shumë më i mirë nga sa thonë kritikët e tij. Në veçanti, përpjekjet e tij për të rindezur motorët e rritjes ekonomike franceze janë shpërblyer me papunësi të ulët në 13 vjet dhe një ”bum” në start-up-et e reja të teknologjisë.

Macron ka promovuar lidership më të fuqishëm francez në Bashkimin Evropian.

Macron wins reelection in French presidential race | PBS NewsHour

Në një kohë kur agresioni i presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës i bën qëndrimet e Le Pen më të rrezikshme dhe më të neveritshme se kurrë, diferenca e fitores së Macron ishte pothuajse gjysma e pesë viteve më parë.

Macron erdhi në pushtet herën e parë sepse francezët panë një alternativë shpresëdhënëse për socialistët dhe konservatorët tradicionalë të Francë.

Në detyrë, Macron – ndoshta në mënyrë të pashmangshme – ka paguar një çmim për këmbënguljen e tij në reformat ekonomike ndonjëherë të dhimbshme, që shumë votues i panë si në favor të të pasurve të Francës.

Pas pesë vjetësh në detyrë, me pak fjalë, Macron nuk ka arritur të margjinalizojë as populizmin e majtë dhe as të djathtë. Përkundrazi, ndërkohë që 28 për qind e elektoratit zgjodhën Macron në raundin e parë të zgjedhjeve të 10 prillit, më shumë se 52 për qind votuan për populistët, Le Pen apo Éric Zemmour, apo Jean-Luc Mélenchon.

Emmanuel Macron re-elected president, vows to unite France despite  far-right gains | CBC News

Le Pen mblodhi më shumë vota se kurrë, duke moderuar disi stilin e saj dhe duke folur për çështjet e prekshme, si inflacioni që ka goditur të gjithë Evropën pas pandemisë dhe pushtimit rus të Ukrainës.

Nëse Macron nxjerr mësimet e duhura nga rritja populiste e vendit të tij, u përgjigjet shqetësimeve të kritikëve të tij dhe qeverisë në përputhje me rrethanat, qendra e Francës mund të vazhdojë të qëndrojë dhe, amerikanët duhet të shpresojnë, të zgjerohet.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al