Ankth për fatin e Ivan Luca Vavassori, 29-vjeçari italian, aktualisht në Ukrainë për të luftuar me forcat e Kievit. Lajmi është publikuar nga miqtë e tij në Ukrainë që po luftojnë ndaj forcave ruse.
“Na vjen keq t’ju informojmë se mbrëmë, gjatë tërheqjes së disa të plagosurve në një sulm në Mariupol, dy autokolona u shkatërruan nga ushtria ruse.
Në njërën prej tyre ishte ndoshta edhe Ivan, së bashku me regjimentin e 4-t. Nuk dihet ende nëse ka të mbijetuar. Ne do t’ju informojmë përmes dy faqeve, në Instagram dhe Facebook, që Ivani na ka lënë t’i menaxhojmë”, – thuhet në njoftim.
View this post on Instagram
Vavassori është djali birësues i Pietro dhe Alessandra Sgarella, një grua piemonteze e rrëmbyer nga ‘Ndrangheta në 1997 dhe e liruar pas nëntë muaj burg. Sgarella vdiq në vitin 2011 pas një sëmundjeje të gjatë.
Vavassori ka lindur pranë Moskës dhe në Itali ka një karrierë të denjë në futboll ku ka luajtur në rolin e portierit me Pro Patria, Bra dhe Legnano. Së fundmi ai po luante në Amerikën Latine, por iu bashkua luftës në përkrahje për të mbrojtur Ukrainën.