MENU
klinika

Pro rusëve, pro atdheut...

Zonja e Parë e Rusisë mbështet luftën e Putinit

25.04.2022 - 17:43

         E dashura e Presidentit Putin, është rishfaqur për të drejtuar festivalin e këngëve patriotike, madje duke përshëndetur heroizmin e forcave të armatosura të Rusisë.

Ish-gjimnastja Alina Kabaeva, e cila, në mediet ruse njihet si “Zonja e parë në hije”, ishte e pranishme në koncertin e korit të ushtrisë. Fituesja e medaljes së artë olimpike, thuhet të ketë katër fëmijë me Putinin, përfshirë binjakët e lindur në vitin 2019, raporton “The Times”.

Veprimtaria përfshinte disa nga këngët më patriotike të Bashkimit Sovjetik, për fitoren mbi nazistët, megjithëse fotografitë shfaqnin gjithashtu simbolin “Z” – duke treguar kështu, mbështetjen për luftën në Ukrainë.

Veshur me fustan rozë, me një fjongo të zezë dhe portokalli, të Shën Gjergjit, duke përkujtuar veteranët e Frontit të Lindjes, ajo e lidhi atë fitore me ngjarjet aktuale. “Historia, nuk flet vetëm në të kaluarën, por mbetet” – tha ajo. “Çdo familje ka një histori lufte dhe ne, nuk duhet ta harrojmë. Duhet ta përcjellim atë, brez pas brezi.”

Shfaqja e plotë do të transmetohet më 8 maj, një ditë para paradës së madhe ushtarake të “Ditës së fitores”, në Sheshin e Kuq, ditë që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Kabaeva u rishfaq pas thashethemeve, se ishte fshehur në Zvicër, menjëherë pasi Putini ndërmori agresionin ushtarak në  Ukrainë.

Sipas analistëve, Putini do të shpallë fitoren në Ukrainë, festën e 9 Majit, pavarësisht numrit të lartë të ushtarëve rusë të vrarë, mbi 30,000, version ky i mbështetur nga ushtria ukrainase. Ditën e djeshme, i vetëm ai mori pjesë në shërbesën kishtare në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, ndërsa kisha ortodokse festonte Pashkët. Duke mbajtur një qiri, Presidenti u pa të bënte kryqin gjatë meshës dhe të kafshonte buzët.

Në një mesazh drejtuar Putinit, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, në Moskë, Patriarku Kirill, tha se kisha “po u bën thirrje fëmijëve të saj, të kryejnë vepra të mira, për hir të të afërmve dhe për lavdinë e Atdheut”. Kirill iu bëri thirrje gjithashtu, besimtarëve, që të luten për paqe, duke thënë se “urrejtja, frika dhe armiqësia kanë pushtuar zemrat e njerëzve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I krijuar për t’i mbijetuar një lufte bërthamore

Putini fsheh familjarët në ‘qytetin nëntokësor’ siberian

''Heroi dhe antiheroi!''

Ky është Putini i vërtetë…