Në emisionin ‘Pikat mbi i’, analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala folën për situatën kriminale në vend.
Gjatë bisedës në studio analisti Zheji u shpreh se fokusi kryesor duhet të jetë tek lufta kundër krimit.
Nga ana tjetër, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se kur ka konflikt politik krimi i organizuar e ka më të lehtë të operojë.
Pjesë nga biseda në studio:
Zheji: Lufta kundër krimit është më me rëndësi. Në Shqipëri kemi krim të organizuar që ikën në drejtim të paditur, që ka lidhje të forta me policinë, politikën, por kemi vazhdimisht raste dhe akuza ku kriminaliteti është i struktura dhe në nivele të larta. Pra për çfarë janë ministra në burg!? Nuk bëhet fjalë se theu një semafor… Ne kemi situatë kriminale të lartë…Kur ti voton për dikë në parlament që t’i japë fund varfërisë dhe korrupsionit ty të del që SPAK merr të pandehur disa persona që vjedhin…Pra sa më shumë rëndohet konflikti politik, është një lloj mjergulle ku ujku kalon më lehtë.
A ekziston një klimë e favorshme për organizata kriminale?
Gazetarja Lala: Përpjekjet e eksponentëve nuk ndalen asnjëherë. Problemi është se kur ka konflikt politik krimi e ka më të lehtë të operojnë.
Sa herë ka debat politik, fushata zgjedhore, krimi përfiton nga këto situata…por përpjekjet e krimit të organizuar vazhdojnë se trafiku i drogës vazhdon pavarësisht përpjekjeve që bën policia.
Pesë personat e përfshirë në listën e shumë të kërkuarve nga Policia e Shtetit, kjo sepse policia ka ndjekur një tjetër procedurë, kjo ka të bëjë me publicitetin që kanë pasur ngjarjet ku janë përfshirë. Kujtoj Laert Haxhiun, ka ndjekur të njëjtën strategji për të eliminuar kundërshtarët, mendohet që mbështetet edhe nga grupe të tjera kriminale… Talo Çela ishte njeri krejtësisht i panjohur dhe u bëri bujë në grabitjen e Rinasit dhe sot nuk është mësuar se ku përfunduan paratë, dhe kemi pasur edhe shumë të vrarë,. Është njeri që ka qëlluar vetë ndaj kundërshtarëve të tij. pra të gjithë këta personazhe të renditura në listë janë njerëz që e shkrepin vetë këmbëzën.
Janë pesë njerëz të shumëkërkuar, por ka edhe të tjerë. Si ka mundësi që këta njerëz nuk kapen?
Zheji: Këta persona ose janë maja e ajsbergut ose maja e diamantit, pra vërtet kanë bërë më shumë akte, janë gjakftohtë, por pas gjithë këtyre ka një organizata, pra nuk janë ujqër të vetmuar.
Gazetarja Lala: Kemi edhe ujqër të vetmuar të cilët zhgënjimi që kanë pësuar kanë dashur të vendosin njëlloj drejtësie.
Zheji: Problemi fillon kur nuk ka luftë me krimin e organizuar. Pra ku anon më shumë peshorja tek lufta që bëhet me krimin e organizuar apo peshorja anon në anën e tyre.
Gazetarja Lala: Kemi rastin e 339 ku gjithë krimi i organizuar kishte rol thelbësor dhe po ashtu edhe rasti i 184 ku krimi i organizuar ishte vendosur në favor të një kandidati.