MENU
klinika

“Le Pen po ‘rritet’ se po dështon Europa”

Lubonja: Me Macron, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të futen më shpejt në BE

25.04.2022 - 18:31

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” ka komentuar zgjedhjet në Francë, ku Macron u konfirmua sërish si president. Ai u bë lideri i parë francez që fitoi rizgjedhjen për 20 vjet, duke shënuar 58.54% ndaj Le Pen 41.46%.

Lubonja tha se influenca e Le Pen po rritet, duke treguar se po dështon Europa. Mes të tjerash ai tha se me Macron, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si më të rrezikuara nga influencat ruse, mund të futen më shpejt në BE.

“Zgjedhjet në Francë, e djathta përfaqësues shqetësues në rritje. Le Pen fitoi vetëm në periferi. Në perëndim të majtat kanë qenë më të fuqishme. Po t’i shkojmë edhe Brexit në Britani, ishte një ndeshje mes këtyre dy zonave. E majta ka qenë për një sistem tjetër dhe nuk ka ndërtuar dot një qasje tjetër. E djathta ka disa pika të forta që janë te konservatorizmi, që e shohim se është i fortë. E majta nuk e ka nacionalizmin. Macron e ka si pikën e tij më të fortë, ka ndryshuar shumë qëndrime, por një se ka ndryshuar, idenë e Europës. Le Pen ishte më nacionaliste, por edhe ajo kërkon ndryshimin e Europës. Macron mund të konsiderohet progresist në krahasim me konservatorët. Fjala progres është pak e dyshimtë, duhet të dimë se çfarë të themi. Për mua është progres. Për rajonin, ideja për vende si Shqipëria, Maqedonia, mund të jenë të rrezikuara nga influencat ruse, mund t’i shpejtohen një lloj futje brenda, më shumë se sa nga Le Pen, e cila i lë më jashtë duke qenë se është dhe antiemigracion. Është mundësi për ne më shumë. Kontradiksionet do mbeten, pasi është problem i madh se pse po rritet Le Pen, se po dështon Europa. S’jam optimist se Europa e Macron do të jetë e suksesshme. Kjo ishte fitore e kësaj ideologjie dominate. Por përtej kësaj mbetet problem i një Macroni që e ka harruar fare të majtën dhe po ia marr këtë votues Le Pen. Ne jemi diçka e mesme, që Europa e fut gjeopolitikisht, por nuk futesh dot organikisht. Ne kemi ende probleme, pasi jemi një vend ku nuk ka ende zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Lubonja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN