MENU
klinika

Surprizë pjesëmarrja!

Turneu i Shahut “Rapid 2022” bën bashkë shahistët më të mirë nga i gjithë rajoni

25.04.2022 - 20:10

Gjithnjë e më shumë në vendin tonë po i kushtohet rëndësi dhe po i krijohet hapësirë eventeve të rëndësishme të shahut. I fundit i zhvilluar në vendin tonë, ishte “Turneu Rapid Open Durrës 2022”, i zhvilluar më 24 prill.

Ky turne u organizua nga klubi shumësportësh dhe klubi i shahut “Teuta”, nën drejtimin e trajnerit Lorenc Ramaj- njëkohësisht trajner i ekipit kombëtar të të rinve- mbështetur nga Sk Teuta dhe Bashkia Durrës, me përkujdesjen e FSHSH.

Risi e këtij turneu ishte pjesëmarrja e më shumë se 100 shahistëve të moshave të ndryshme, nga vendi dhe rajoni. Midis tyre ishin shahistë shumë të mirë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, madje edhe një shahist nga Italia.

Fituesi i këtij turneu u shpall mjeshtri ndërkombëtar, Z.Ilir Seitaj, ndërsa rezultatet e turneut mund të gjenden në Chess-Results.

Ky turne është i pari Rapid i këtyre përmasave, i zhvilluar në Shqipëri, dhe duhet theksuar se të tilla evente sportive rrisin pjesëmarrjen dhe përmirësojnë cilësinë e lojtarëve.

Kujtojmë që, pas këtij turneu, do të zhvillohet në Tiranë  “Kampionati Kombëtar gjysmë-final”, më 30 prill, deri më 6 maj.

Trajneri i shkon në spital për vizitë

Mesfushori i Fiorentinës del nga intubimi

Ismajli mbetet më i kërkuari në Itali

Shifra që kërkon Empoli për mbrojtësin e Kombëtares

Siti tabu, Liverpuli i ka mundur vetëm një herë…

Statistikat/ Supersfida e javës!