Një 56-vjeçar është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Papër-Cerrik në fshatin Valas. Sipas policisë bëhet e ditur se një mjet ka përplasur për vdekje këmbësorin, i cili për pasojë ka ndërruar jete.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e drejtuesit të makinës.
Elbasan/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.