Nëse një prej miqve/të afërmve tuaj ka humbur peshë, me siguri doni shumë që t’i thoni sa bukur duket tani! Ndoshta edhe i shprehni me shumë çiltërsi dëshirën për të patur të njëjtin trup si ata apo vullnetin e tyre për të tilla rezultate. Të gjitha këto ju i quani komplimente që me shumë gjasa mund t’i keni marrë dhe vetë në një moment të jetës.
Pavarësisht qëllimit, të tilla komplimente, mund të kenë pasoja negative, prandaj formulimi i tyre duhet të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Duke i thënë dikujt sa bukur duket i/e dobët ju vazhdoni të konfirmoni atë që shoqëria idealizon si të bukur, duke e marrë të mirëqënë që “disa kilogram më pak, të bëjnë automatikisht më të bukur”. Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm kur bëjnë komente në lidhje me pamjen e jashtme dhe veçanërisht për peshën.
Kjo sepse pa e ditur mund të përkeqësoni situatën e njerëzve që kanë probleme me çrregullimin e ushqimeve, apo probleme serioze me pranimin e imazhit të trupit të tyre.
Duke i thënë dikujt “sa je dobësuar!”, e bën të mendojë sesi është dukur përpara. Natyrshëm lindin pyetje të tipit: “Nuk kam qenë e pranueshme për shoqërinë?” “Çfarë ke menduar për mua deri tani?”
Nga ana tjetër, nëse nuk ju komplimentojnë mendoni se diçka sërish s’po shkon me ju dhe se diku po gaboni.
Si duhet të veprojmë?
Gjeni mënyra për të komplimentuar që nuk përfshijnë komente direkte për trupin. Nëse dikujt i është dashur të humbasë peshë për arsye shëndetësore, mund ta komplimentoni duke i thënë sa bukur janë veshur apo sa shumë sytë e tyre shkëlqejnë sot.
Tingëllon klishe, por është shumë e rëndësishme të pranojmë trupat tanë dhe faktin që jemi unikë. Eshtë e pamundur të refuzosh genet. Sa më shpejt ta bëjmë këtë, aq më të shëndetshëm do të dukemi si brenda dhe jashtë. Trupat dinë diçka më tepër!
Burimi: CNN