Giacomo Vrioni shkëlqeu në mbrëmjen e sotme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar 3 gola në takimin e skuadrës së tij, Tirol, ndaj LASK, që përfundoi 4-0.
Në sfidën e vlefshme për Bundesligën austriake, sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës pas 10 minutash lojë. Goli i dytë i vendasve do vinte nga Sabitzer në të 28-tën, ndërsa 3 minuta më pas, do ishte sërish Vrioni që do çonte topin pas shpinës së portierit.
23 vjeçari kuqezi nuk u ndal këtu, pasi në 79’ shënon sërish, duke kompletuar tripletën personale. Vrioni po luan sezonin e tij të parë me këtë fanellë dhe ka shënuar 15 gola në Bundesligën austriake, i dyti në listën e shënuesve më të mirë, 2 më pak se sulmesi i Salzburg.