MENU
klinika

Policia në gatishmëri

Tronditet Mali i Zi, kërcënime për bomba në 41 shkolla fillore

27.04.2022 - 11:40

Ministria e Arsimit në Mal të Zi është alarmuar se në 41 shkolla fillore në vend ka pasur raportime për bombë, e për shkak të panikut që është krijuar, mësimi është ndërprerë në të gjitha shkollat ​​fillore.

Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit Bojan Knezevic, raporton televizioni shteteror malazez.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se forcat policore ndodhen nëpër shkolla dhe po kryhen kontrolle. Tani për tani është konstatuar se në shkollat ​​e Rozhajës nuk ka mjete shpërthyese, mëson TVCG.


Ndërkohë, sot herët në mëngjes janë evakuuar shkollat ​​në Podgoricë, Nikshiq, Tivar, Berane, Bijelo Polje, Kolasin, Herceg Novi, Budva, Cetinje, Andrijevicë, Ulqin, Kotor, Rozhajë, ndërsa raporte për bombë kanë mbërritur dhe në Komunën dhe në gjykatën e Tivarit.

“Në territorin e shkollës janë vendosur shumë bomba. Ne gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do marrim hak, do vijmë në shkollë. Ne do të vrasim këdo. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, është mesazhi që kanë marrë një numër i madh shkollash fillore në Mal të Zi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Bojan Knezheviq, ka thënë për Radio Televizionin Shteteror të Malit të Zi se për shkak të panikut, Ministria ka marrë vendim që për sot të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat ​​në Mal të Zi.

“Ministria e Arsimit ka informacione se 41 shkolla kanë marrë njoftim për bombë dhe vetëm në ato shkolla është ndërprerë mësimi. Jemi në kontakt me Policinë nga e cila presim vlerësimin e situatës dhe do të njoftojmë pas kësaj”, tha Knezevic.