Napoli doli nga gara për titull në Serie A, një “dorë të hidhur” për këtë patën dhe dy talentet shqiptar të Empolit, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami. Blutë do të bëjnë gjithçka në këtë fund sezonit të mos zbresin më poshtë, të sigurojnë sa më shpejt të jetë e mundur prezencën në Champions League.
Në verë, sipas mediave italiane, Napoli pritet të përfshihet në një revolucion, pasi disa lojtarë kanë bërë gati valixhet për t’u larguar. Merkato në hyrje është e lidhur ngushtë me shitjen apo jo të Victor Osimhen, një lojtar që mund t’i sjell klubit 80-100 milionë euro. Në dalje shihen edhe dy lojtarë të tjerë Fabian Ruiz dhe Lozano.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në lidhje me merkaton në hyrje, dy janë emrat e parë në listën e dëshirave, dy talentet e Empolit, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami. Asllani është një mesfushor 20-vjeçar që pëlqehet shumë nga Giuntoli, por për të interesohet edhe shumë klube të tjera në Serie A.
Në lidhje me Nedim Bajramin, fantazisti që ndryshojë ndeshjen e fundit, duke dhuruar një paraqitje fantastike, e ardhmja e tij lidhet ngushtë me atë të Lozano, nëse sulmuesi meksikan do të largohet, atëherë Napoli do të paraqitet në dyert e Empolit me një ofertë konkrete.
Në fakt, edhe Edy Reja, fillimisht për Bajramin dhe më pas për Asllanin, ia ka sugjeruar presidentit De Laurentiis, dy emra që joshin shumë ekipet në Serie A pasi bëhet fjalë për lojtarë të rijnë, me pak kosto dhe më shumë perspektivë.