MENU
klinika

Mbushën Skraparin me kanabis

SPAK kërkon 140 vite burg për grupin kriminal!

28.04.2022 - 09:55

Grupi prej 23 personash që u arrestuan nën akuzën e kultivimit të kanabisit në zonën e Skraparit janë njohur ditën e djeshme me pretencën e dy prokurorëve të çështjes për dënimin e tyre.

Sipas të dhënave, bëhet me dije se për të gjithë të pandehurit e dosjes është kërkuar një shifër prej 140 vitesh burg. Hetimet për këtë çështje kanë nisur që prej qershorit 2020. Në këtë çështje të pandehur janë marrë dhe efektivë policie, si dhe zyrtarë lokalë të Skraparit, të cilët sipas SPAK-ut kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin duke favorizuar dhe lejuar autorët të kryenin kultivimin e bimëve narkotike në zonat e Skraparit.

Referuar dosjes, janë dokumentuar veprime të kundërligjshme të kryera nga disa punonjës të Policisë të Komisariatit të Policisë së Skraparit. Në dosjen e SPAK-ut thuhet se me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autorët që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.

Në pretencën e djeshme, prokurorët i kërkuan Gjykatës edhe kthimin e disa prej sendeve personale që iu kishin bllokuar të arrestuarve po ashtu siç edhe konfiskimin dhe kalimin si pronë të shtetit të disa sendeve dhe prona të disa prej të pandehurve.

OPERACIONI, 2 VJET MË PARË

Arben Lekli u konsiderua si koka e grupit. Madje, ai u tha se kishte mbërritur nga Durrësi në Skrapar për të realizuar aktivitetin e tij kriminal. Aktivitetit të tij iu bashkëngjiten edhe disa punonjës policie dhe zyrtar lokalë, ndërsa grupi prej 23 personash u arrestuan si grupi që mbush Skraparin më drogë.

SPAK-u e akuzoi Leklin se formoi dhe drejtoi një grup të strukturuar kriminal, duke siguruar toka ku u mboll bima narkotike dhe duke investuar për të gjithë procesin deri te sigurimi i magazinave në fshatin Tërpan dhe përgatitja e tyre për të tharë bimën narkotike.

Prokuroria veç të tjerave zbardhi edhe një sërë përgjimesh që u përdoren për pjesëtaret e grupit kriminal, të cilat edhe u bënë publike. Pas një sërë përgjimesh, u zbuluan parcela me rreth 5054 rrënje, si dhe një ngarkesë prej 176 kilogramë hashash. Droga u sekuestrua përgjatë qershorit dhe shtatorit të dy viteve më parë dhe disa nga këta shtetas u ndaluan gjatë kësaj kohe si kultivues të thjeshtë, teksa SPAK-u ndërkohë drejtonte hetimet dhe përgjimet intensive për të zbërthyer rrjetin.

Gjatë fazës hetimore u tha se mes të implikuarve, SPAK-u hodhi dyshime edhe ndaj veprimeve të tre specialistëve të policisë së zonës dhe një shefi poste policore. Të katër policët u dyshuan se shpërdoruan detyrën me neglizhencën e tyre.

GJKKO-ja i pranoi kërkesat e SPAK-ut dhe i la nën arrest shtëpiak dhe dy përfaqësues të pushtetit lokal që dyshohet se gjithashtu shpërdoruan detyrën, njëri prej të cilëve është Edmond Zotko, administrator i Njësisë së Trepanit, dhe Fatos Lamaj, kryeplak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin